Policia e Kosovës, konkretisht Inspektorati Policor i Kosovës, në orët e para të mëngjesit të datës 28 maj kanë realizuar një aksion të gjerë policor në komuna të ndryshme përfshirë edhe komunat veriore të Kosovës. Situata u tensionua kur Presidenti i Serbisë u deklarua se do të përdorë forcat ushtarake në veri. Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë për Express tha se forcat ushtarake të KFOR-it janë e vetmja ushtri e autorizuar për prezencën e tyre në Kosovë.

Arbër Jashari

Operacioni i Policisë së Kosovës që u ndërmor para dy ditëve, ishte mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale.

Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut. Pas këtij aksioni të policisë janë arrestuar 19 zyrtarë policor të dyshuar për vepra penale.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq u alarmua nga ky aksion i autoriteteve kosovare duke mbledhur Këshillin e Sigurisë për të treguar muskujt duke thënë se do ta përdorë ushtrinë që kinse të mbrojë banorët serbë në veri.

Lexo po ashtu:  Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në

Por misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, u shprehën se autoritetet serbe të sigurisë kanë qenë të njoftuara për aksionin e Policisë së Kosovës.

E Aleksander Vuçiq më pas tha se deklaratat e tij për ndërhyrje ushtarake janë keqinterpretuar.

“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë intervenimi, kam thënë do të mbrojmë popullin tonë’”, ka thënë presidenti serb.

Të pyetur nga Gazeta Express se si i komentojnë deklaratat për ndërhyrje të mundshme ushtarake nga presidenti serb, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso është shprehur se forcat ushtarake të KFOR-it janë e vetmja ushtri e autorizuar për prezencën e saj në Kosovë.

“KFOR-i është i përkushtuar në kompetencat që ka nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sipas së cilës KFOR-i duhet të garantojë mbrojtje dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë si ushtria e vetme prezente e autorizuar në Kosovë”.

Sipas Grassos, KFOR-i mban komunikim të vazhdueshëm me ushtrinë serbe dhe bashkëpunon me ta si partnerë për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon në pajtim me marrëveshjet ekzistuese mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë. 

Lexo po ashtu:  Kryeministri pranon Raportin: Lufta kundër korrupsionit e ka ngritur Kosovën në raportet ndërkombëtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *