Kim Mehmeti
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.‘Albinizmi’ simbolizon një frymë, një vendosmëri për ta çliruar Kosovën nga zhvatësit e saj dhe mbi të gjitha, ‘Albinizmi’ shpërfaq shpresën rinore se Kosova mund të jetë e ardhmja e tyre, se ajo duhet të mbetet atë që ishte shekujt me radhë – djep i atdhetarizmit dhe patriotizmi shqiptarë.
Si i tillë ‘Albinizmi’ prej moti është derdhur në gjithë hapësirat shqiptare dhe ka dimension gjithë shqiptar. Pra është frymë e shpresës dhe besimit që edhe ne shqiptarët mund të ndërtojmë shtete që nuk do kenë shenjë njohëse hajdutërinë dhe keq qeverisjen, frymë që prej moti ka përfshi shqiptarët e Maqedonisë edhe ata të Shqipërisë.

Dhe kjo frymë është e rëndësishme sepse e mban gjallë idenë për një komb, një gjuhë e një shtet, për një Shqipëri që do i përfshijë në vetvete gjithë tokat ende të pa grabitura shqiptare si dhe gjithë shqiptarët që ende besojnë e shpresojmë se mund të kujdesen dhe ta mbrojnë të veten.”




