Komunat: Coza Nostra!

(Asgjë e re nën këtë qiell).

  • Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota.
  • Komunat e Kosovës s’kanë kanalizim, por kanë mafiozë që i kanë pushtuar komunat e s’i lëshojnë karriget, sepse askush nuk ua kërkon.
  • Çdo familje politike e ka nga një komunë, e secila e mbron si mbretërinë e vet private, dhe çuditërisht, votuesit preferojnë princeshat e tyre lokale në vend të çlirimit…nga zinxhiri i privilegjeve të tyre.
  • Më mirë një mafioz i yti se sa një i huaj, ky është malli i votave.
  • Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota.
  • Secili komandant i luftës e ka nga një komunë; secila familje e madhe politike e ka një “fshat të trashëguar” si pasuri familjare.
  • Ashtu si në Siçili, territoret nuk diskutohen, vetëm administrohen nga brezi në brez.
  • Njëri e ruan “kalanë” në lindje,
    tjetri “liqenin” në jug,
    tjetri “kodrën me minatorë” në veri,
    e tjetri ‘banjën’ në perëndim…!
  • Të gjithë e kanë nën “zap” ndonjë komunë, e në mes tyre qytetari endet pa kanalizim, pa dritë, por me kryetar…dhe me meritë.
  • Çdo komunë, një familje.
  • Si në Meksikë, ku kartelët kontrollojnë qytete; ndryshimi është vetëm produkti, ata kanë drogë, ne kemi tenderë.
  • Në Bosnje, çdo kanton është mbretëri private.
  • Në Shqipëri, çdo rreth ka mbretin e vet lokal.
  • Por askund nuk ndodh me këtë normalitet poetik si në Kosovë, ku mafia zgjidhet me vota.
  • Qytetarët nuk janë të lumtur në asnjërën komunë mbretërore, por nuk heqin dorë nga mafiozët e tyre, sepse më mirë një mafioz i joti, se sa një i huaj.
  • I huaji i joti s’bëhet.
Lexo po ashtu:  Iu publikuan shkeljet ligjore në media – jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri

(Mafiozi im është më i mirë se i joti.)

  • Asgjë nuk ka ndryshuar!
    Kosova nuk është çliruar nga mafia komunale, që blejnë vota, bashkë me
    njerëz.
  • Ku e sheh ti këtu ndryshimin?
    Ku është ndryshimi?
  • Familjet e mëdha politike e kanë ruajtur territorin siç ruhet nderi:
    me marrëveshje të heshtur xhentëlmenësh.
  • Dihet kujt i takon Veriu.
  • Dihet kujt i takon Jugu.
  • Dihet kujt i takon Lindja.
  • Dhe Perëndimi… i egër.
  • Çdo komandant, çdo familje e madhe politike, ka më së paku një komunë që e mban si trofe lufte.
  • Të gjitha komunat kanë diçka të përbashkët: mungesën e kanalizimit dhe tepricën e kryetarëve.
  • Rrugë s’kanë, dritë s’kanë, pare s’kanë, jetojnë në mjerim e në vetmi, nga ndihmat humanitare të familjarëve të tyre në perëndim, por kanë kryetarë, dhe kryetarët i ndriçojnë rrugët e territ me reflektorët e xhipave të tyre.
  • Psikologjia politike nuk e shpjegon dot:
    si mund të jesh i palumtur, dhe prapë ta votosh trishtimin tënd?
  • Është si një mazoizëm elektoral, ku lumturia matet me fatkeqësinë e tjetrit.
  • Lumturia duhet të përfshijë patjetër edhe fatkeqësinë e armikut.
  • Për disa, gëzimi vjen nga lajmi i keq për kundërshtarin mafioz, jo nga dritat e fikura në lagjen e vet.
  • E Albin Kurti?
    Ambasadorët kundër.
    Opozitën kundër.
    Gazetarët kundër.
    Shqipërinë kundër.
    Edhe të vetët kundër.
  • Dhe megjithatë, asgjë dramatike nuk i ndodhi.
    Është aty ku ka qenë.
    -.I vetëm kundër të gjithëve.
  • Nën këtë qiell, asgjë e re.
  • Dhe, e njëjta dramë:
    shqiptarët mbesin peng të strukturave mafioze; votojnë për të njohurin, për familjarin, për komandantin e vogël…
  • Dhe kur natyra ua kujton se kanalizimi mungon, ata thjesht shikojnë dritat e kryetarit që kalojnë përmes errësirës…
    dhe i durojnë.
Lexo po ashtu:  Zëvendës menaxheri i fushatës së Biden: Jemi duke fituar

P.S. Qytetarët votojnë.
Mafia buzëqesh.
Dritat fiken.
Kanalizimi rrjedh.
Dhe të gjithë e dinë se…kështu duhet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com