Kina ka dërguar 18 avionë luftarakë dhe bombardues në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, duke shkaktuar përplasjen e disa avionëve mbrojtës të ishullit.

Avionët kinez kaluan në zonën mbrojtëse ajrore të ishullit, të premten sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Taipeit. Pas sulmit, ishulli vendosi sistemet raketore të mbrojtjes për të gjurmuar avionët kinezë.

Tajvani, një vend që Kina pretendon të jetë i saji, prej kohësh kundërshton veprime të tilla nga pala kineze, të cilat këto dy vitet e fundit janë bërë më të shpeshta, thotë Aljazeera.

Ndërkohë nga Ministria e Mbrojtjes së Kinës nuk ka akoma një reagim mbi sulmin e ndodhur.

Sulmet e mëparshme të papritura Kina i ka cilësuar si misione mbrojtëse ndaj sovranitetit të vendit dhe për të kundërshtuar “marrëveshjet e fshehta” që Tajvani ka bërë me palët e huaja, sidomos me SHBA-në.

Ndërkohë situata në Tajpei është alarmante pasi qeveria i druhet një pushtimi kinez, të ngjashëm me atë që po ndodh në Ukrainë, që qeveria kineze mund ta shfrytëzojë.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Sulmet ndaj Jasharajve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë

Megjithatë autoritetet nuk kanë raportuar ndonjë shenjë se Pekini është gati të sulmojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *