Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka nisur diskutimet me homologun e vet egjiptian Sameh Shoukry dhe të Dërguarin Special të Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, lidhur me zhvillimet në Gaza.

Dy drejtuesit myslimanë kanë vlerësuar angazhimin e Ligës Arabe dhe Konferencës së Bashkëpunimit Islamik në samitet e fundit, sidomos për potencialin e përshkallëzimit të konfliktit.

Përpjekja në fjalë shkon në kuadër të politikës turke që synon të stabilizojë një proces paqeje në Gaza, duke vënë në dukje një përgjegjësi të madhe të Izraelit.

Nga ana tjetër, është për t’u shënuar angazhimi i Kinës në këtë situatë, duke konfirmuar tanimë se për Ankaranë zgjidhja e çështjeve dhe krizave nuk kalon më me bashkëpunim të njëjanshëm me Perëndimin, por me cilindo aktor që ka mjete dhe fuqi për të vepruar. Po kështu, një fuqi rajonale si Turqia, pranon pa komplekse një fuqi tjetër si Kina në çështje të rajonit duke sinjalizuar se kriza si ajo e Sirisë, apo edhe tani e Gazës, nuk janë ekskluzivitet i Perëndimit.

Lexo po ashtu:  Plani izraelit: Kanadaja, destinacion i mundshëm për palestinezët e Gazës