Në Shqipëri dhe Kosovë janë analistët, në Serbi është Kisha. Një ditë pas protestës së madhe të 15 marsit në kryeqytetin serb, Patriarku i Kishës Orthodhokse Serbe, Porfirije, u ka kërkuar studentëve dhe nxënësve serbë të kthehen në shkollë. Madje sipas tij, ata duhet të bllokojnë çdo gjë që është mëkatare:
Mendimet djallëzore, fjalët e këqija, ndaj njëri-tjetrit – ne mund të përfshihemi të gjithë në dialog, duke mësuar dhe i mësuar njëri-tjetrit rrugën më të mirë. Një rrugë ku ka vend për të gjithë
Qëndrimin e tij, Porfirije e përcolli për një meshe në kishën e Shën Savës duke shtuar se patjetër që kërkesat e studentëve janë të drejta.
Në thelbin e vet mesazhi i tij, ndonëse conform statusit që mban, paketon mesazhin e pushtetit, që si emergjencë ka ndalimin e protestave të mëtejshme. Një qasje që e kompromenton pozitën morale të kishës që do të duhet të fliste njësoj edhe për shqetësimet e vazhdueshme të shoqërisë që erdhi deri në këtë pikë.