Kryetari i Lëvizjes “Vetvendosje”, Albin Kurti me anë të aktiviteteve të tija shumicën e rasteve radikale kundër dukurive negative në Republikën e Kosovës, shpesh herë edhe duke i kontestuar simbolet indentifikuese të shtetit, vazhdimishtë nga oponentët e tij politik është akuzuar se ai nuk e njeh, nuk e don e madje e përçmon Republikën e Kosovës, e duke u thirrur në këtë, ata thonë se Albin Kurti dhe persona si ai të cilët nuk e rrespektojnë Republikën e Kosovës, nuk mund të punojnë pro këtij shteti.

 Në anën tjetër, si për t’i demantuar fuqishëm të gjithë ata që e akuzojnë liderin e Vetvendje kemi hasur në një shkrim të datës 11 Mars të vitit 2000, në ballinë të gazetës gjejmë artikullin “Jam shtetas i Republikës së Kosovës dhe nuk e njoh gjyqin serb”.

 Këto janë fjalët e liderit Albin Kurti i cili ato kohra ishte ende i burgosur politik në burgun e Nishit për gjoja veprime kriminale kundër Serbis, duke nënvizuar se nuk e njeh sistemin gjyqësor serb, rrjedhimisht akuzat e ngritura nga ai sistem gjyqësor.

Lexo po ashtu:  Është pozicion prej sadisti e prej vrasësi mizor ta lësh vendin tënd pa spitale të mjaftueshme, pa mjekë, barna e laboratorë, e me rezerva të harxhuara - Do të duhej të mos vidhej brutalisht nëna prej bijve të saj “komandantë”, që pastaj të mos detyrohej të lypte apo të pranonte lëmoshë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *