Fushata e ¨qelluar, “Besa, Besë”, ka filluar të jepe efektet e para të shkëlqyeshme në Kosovë dhe në Shqipëri, ku tashmë shumë qendra tregtare dhe restorante kanë bojkotuar produktet e Serbisë.

Sipas njoftimit të grupit “Mos bli prodhime serbe” që drejton këtë fushatë, janë bërë 22 biznese që nuk shesin prodhime me origjinë serbe.

“Përditësimi i firmave me zero [produkte] serbe”, shkruan afaristi Burim Piraj në përshkrimin e publikimit në këtë grup, citon e pavarura MekuliPress.

Duhet theksuar se para nisjes së kësaj fushate largëhedhëse, më 24 shtator 2022, kishte ekzistuar vetëm një pikë që nuk kishte ofruar prodhime me origjinë nga Serbia.

“Besa, Besë” mori hov pas barrikadave të vendosura në komunat veriore të Kosovës.

Aktive në rrjetin social Facebook, kjo iniciativë tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë bizneseve, që kanë larguar produktet serbe.

Lexo po ashtu:  'Bomba' e 'The Guardian': Eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste, të lidhur me krimin e organizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *