Nëse ende nuk e keni vendosur se si do t’i lyeni flokët këtë verë, jeni në kohë për një nga tendencat më të reja të 2020-s. Të gjitha vajzat e njohura të Instagramit po e çelin ngjyrën e flokëve për këtë verë, me një tendencë të re që hap bazën e errët. Kjo tendencë njihet si Balajazh Kalifornian (Californian balayage).

Balajazhi Kaliforinian është efekti që përfitohet duke pikasur nuanca të ndryshme ngjyrash shumë pranë rrënjës së flokëve duke vazhduar drejt majave. Sipas zgjedhjes mund të përfitojmë, rrënjë më të çelur dhe maja më të errëta, por gjithmonë me një efekt sfumature.

E veçanta e kësaj tendence është se mund të aplikohet edhe mbi flokë të errët por edhe mbi flokë të çelur, sigurisht përveç atyre rasteve të flokëve platin, që nuk i çel dot më shumë! Ne po ju sjellim disa nga vajzat më të njohura të Instagramit, që e kanë provuar këtë trend dhe kanë shkëlqyer!

Lexo po ashtu:  Abba, ribashkimi pas 50 vitesh i yjeve të muzikës pop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *