Ligji në fjalë do ta bëj vaksinimin të obligueshëm për fëmijët në shkolla e nëpër çerdhe.

Prindërit që refuzojnë vaksinimin për fëmijët e tyre kundër fruthit në Gjermani do të ndëshkohen me gjoba marramendëse deri në 250 mijë Euro, sipas një draftligji të paraqitur nga ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Ligji, që do të zbatohej nga 1 marsi i 2022-s, nëse do të kalonte në parlament para fundit të këtij viti, do ta bënte vaksinimin kundër fruthit për të gjithë fëmijët në shkolla e çerdhe, ashtu si edhe për mësuesit dhe edukatorët, të obligueshëm, raporton The Guardian

Fëmijët që i fusin fëmijët në kopshte fëmijësh apo shkolla, do t’iu duhet të nënshkruajnë për vaksinimin e fëmijëve.

Sipas vlerësimeve të ministrit të shëndetësisë, ligji do të afektonte edhe 361 mijë fëmijët e pavaksinuar që veçse ndjekin shkollat apo kopshtet e fëmijëve, si edhe 220 mijë të rritur të tjerë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  5 përdorime të pazakonta të lëngut të kastravecave turshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *