Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Veshkat gjenden menjëherë poshtë brinjëve dhe sigurojnë se trupi është i balancuar në të gjitha mënyrat – proces i quajtur hemostaza.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Por filtrimit të gjakut roli i veshkave është absorbimi i mineraleve nga ushqimet që i konsumojmë, lirimi i hormoneve dhe detoksikimi i trupit përmes urinës, transmeton Klan Kosova.

Dëmtimi i veshkave ani se nuk ka simptoma të hershme është shumë i serioz dhe i rrezikshëm, e për këtë është mirë që t’i shmangni disa shprehi që ua dëmtojnë veshkat.

Hidratimi

Shumë e rëndësishme është që trupi juaj të jetë i hidratuar në mënyrë që funksioni i veshkave të vazhdojë normalisht. Nëse pini ujë pak mund t’i dëmtoni seriozisht veshkat ndërsa konsumimi i bollshëm i ujit zvogëlon infeksionet në traktin urinar.

Ushqimet me sasi të lartë të sodiumit

Lexo po ashtu:  Nga brusha e dhëmbëve tek telefoni: Gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjë

Ngrënia e ushqimeve me sasi të lartë të sodiumit shton rrezikun e dëmtimit të veshakëve, shtypjen e lartë të gjakut, ënjtë të duarve dhe këmbëve.

Mishi i kuq

Konsumimi i rregullt i mishit të kuq bën veshkat më të prira që të dëmtohen, kjo për arsye të toksinave si nitrogjeni dhe amoniaku që gjendet në mish të kafshëve.

Mbajtja e urinës

Sigurisht se në raste të caktuara ju ka ndodhur që të mbani urinën, e kjo shprehi ua dëmton veshkat pasi rrit rrezikun e infeksioneve urinare.

Ushqimet dhe pijet e ëmbla

Konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla mund të shpijë në zhvillim të tipit 2 të diabetit, i cili eventualisht shpie në dëmtim të enëve të gjakut dhe veshkave. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *