Para plot 331 viteve (më 06.12.1689), kaloi në amshim një nga personalitetet tona më karizmatike, njëri nga Etërit e Kishis sonë katolike, pararendësi i hershëm i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Imzot Pjetër Bogdani (1630-1689)

Pjetër Bogdani e kishte veneruar qartë tendencën e hapur për “shkatërrimin e shpirtit” nga ana e pushtuesve turq, prandaj edhe e potenconte në shenjë alarmi në një prej relacioneve të tij nga më të njohurit [PB.: “Çeta e profetëve, Prishtinë 1990, f. 21-22.16], Injoranca politike sot i fut veshët në lesh e kokën në rërë, si struci, përballë penetrimit publik të frymës neootomone gjithandej në institucione shtetërore e, madje, edhe në familje!
Bogdani në kohën e tij i kundërvihej këtij objektivi strategjik turk, duke këmbëngulur që, “me çdo kusht të sigurojmë ndonjë libër “, pra përmes arsimit të të rinjve dhe popullit përgjithësisht, me qëllim që “misionarët dhe priftërinjtë në këto vende do të ngadhënjenin mbi errësirën e injorancën”. [Po aty f. 22]

Pushtetarët tanë u japin leje veprimi lloj-lloj shoqatash e shkollash turke e arabe për ushtrimin e ndikimit të tyre ideologjik e politik, me prirje të hapura për të na kthyer sërish “në errësirën e injorancës”.
Por, nëse Pjetër Bogdani, si një ndër mendjet më të ndritura të Kombit, jo vetëm në kohën e tij, e si atdhetar i mirëfilltë, me veprën e tij ishte “nisur nga parimet e ngritjes së vetëdijes kolektive të popullit”, me qëllim të qartë që të hapë shtigje dinjitoze “kah vlerave europiane”, ndryshe po veprojnë një pjesë intelektualësh vasalë të ditëve tona.

Lexo po ashtu:  Vërshim fjalësh të huaja të panevojshme-“Gjuha nuk është vetëm e pronarëve të tabelave”

Rivaliteti i gjatë historik mes shqiptarëve dhe serbëve i ka detyruar ndërkohë elitat politike, që të rirreshtohen prapa superfuqive, që gjatë epokës së Luftës së Ftohtë ishin rivale të ashpëra për dominim dhe influencë politiko-ushtarake në të gjithë hapësirën e Europës Juglindore. Serbia nuk mund të jetë pjesë integrale dhe e dinjitetshme e Europës së re, në rast se shërben më tej si trampolinë për penetrim të Rusisë në Europë. Natyrisht, edhe shqiptarët që t’i kthehen politikisht e me dinjitet familjes europiane, si pasues të Gjergj Kastriotit në pozicionimin gjeopolitik, dhe të Pjetër Bogdanit në rrafshin ideor e kulturor, do të jenë të shtrënguar të heqin dorë nga morali i dyfishtë, të cilin po e aplikon një shtresë sado e hollë e politikanëve, duke koketuar me bartësit e neootomanizmit si ideologji e rrezikshme për të ardhmen europiane të Shqipërisë e shqiptarëve.
Jo rrallë kjo lagje politikanësh, sidomos në Prishtinë, flirtimin me neootomanët dhe me Beogradin e ushtrojnë duke mbajtur lart e më lart flamurin “proamerikan” në dukje!

Sadri Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *