KLAN & ARTMOTION – Lidhur me protestat e gazetarëve!

Shkruan: Nexha Gjema

Sa me shume qe po kalon koha, po frustrohem me shume…
Nqs i pysim secilin gazetar/e qe ka dale ne proteste, do t’a konfirmojm se prinderit e tyre, apo gjysherit e tyre, kane dale nga vendi i punes vetem e vetem pse nuk e kane pranuar shtetesin e Serbis! Ne te gjitha sektoret, ne te gjitha profesionet, duke i perfshire edhe televizionin e RTP-es, Radio Kosoven, Gazetat, etj. etj.!
Atebote, asnjeri prej tyre nuk e ka dite se si do te mbijetoj ai apo ajo, me cka do i ushqej femijet dhe prinderit e tyre! Dmth., kane ngele komplet pa te ardhura mujore.
Megjithate, nuk e kane pranu nenshtetesin e Serbisë!
E dyta, prinderit e mi, qe te dy te lindur e rritur ne komunen e Medvegjes, (Jugu i Serbise), vellau e motra poashtu te lindur atje, kurr nuk e pranuan nenshtetesin e Serbis! Kurr!…Ani pse, edhe ateher, edhe sot, i kane mundesit, sepse iu takon pasaporta e Serbis si dhe beneficionet tjera, si psh. te levizin lirshem pa viza, penzionet, etj. …
Dhe jo vetem familja ime, por shume e shume shqiptare nga ajo treve nuk e kane pranu nenshtetesin e Serbise perballe t’gjitha veshtersive e malltretimeve per me marr nje vize vizite me pasaporten e Kosoves!
E mos te flasim per prapashtesen “viç”, neper cfar peripeti kane kaluar derisa e kane largu nga mbiemri, sepse atebote Serbija i regjistronte shqiptaret ne certifikaten e lindjes vetem me “viç”! Si psh. Ajeti-Ajetoviç, Xhema-Xhemoviç, Beu-Bejiç,etj.
Sot, 48 biznese, (duke i eliminu bizneset serbe te Serbise), e njohin si shtet te vetin Serbin!!!!
Sot, sa e sa qytetare te Kosoves, linde e rrite ne Kosove, babe e babgjysh, kane shku edhe shkojne t’a marrin nenshtetesin e Serbise, vetem e vetem qe te shetisin pa viza dhe te bejne biznes te “mirefillte”!!
Sot, mbas gjithe atyre sakrificave, perdhunimeve, masakrave…e nuk e di me cka ka mbet pa na ba Serbija, (e ende vazhdon), sot, gjeneratat te cilet jane bijte, vajzat, nipat e mbesat e atyre qe sakrifikuan cdo gje per EMRIN e shtetit KOSOVE, dalin dhe e perkrahin nje “pronar fantom” biznesi, poashtu shqiptar, e i cili mbas luftes, me vullnetin e mire, e ne Kosoven e lire dhe te pamvarun, e pranon nenshtetesin e Serbis!!!…
Sot, kam prite shume qe gjeneratat e reja do jene faleminderuese e do reflektojne per gjithe sakrificen qe e kane ba te paret, perfshire edhe prinderit e tyne! Kam prite te jene me mendjehapur, te kene dinjitet, e sidomos dashni per shtetin tone! E jo te dalin edhe te mbeshtesin nje gje qe nuk kaperdihet! Cofte edhe nga punedhenesi i tyre!
Askush nuk po ua mohon punen e tyre, arritjet, emisionet me vlera, perkushtimin ne pune, gazetarine e mirefillte…askush!
Kam respekt per te gjithe ata qe punojne, qe punesojne punetore, qe paguajne taksa ne shtetin tone, qe ngrisin vlera te shtetit tone, e ketu perfshihen padyshim edhe Devollet me produktet e mrekullueshme e me kualitetit te larte! Kam pas rastin me vizitu fabriken e ‘Comodites’, me eshte bere zemra male me pa nje fabrike dhe pune qe kishe pershtypjen se je duke e vizitu nje fabrike ne Zvicer! Kjo, padyshim se te mbjell respekt per keto kompani!
Mirepo, JO nqs dikush nga keto kompani nuk e njeh shtetin tone ame, Kosoven, POR e njeh Serbin!
Sorry!
Ky eshte skandal per ta, po edhe per vet institucionet tona qe i kane pranu dhe leju te veprojne ne keto kondita!
……………………..
Lidhur me ‘Artmotion’
Sot, ne kabllovikun televiziv ne “Artmotion’, reklamat e Serbis transmetohen ne Kosove! Free!
Ne shume kanale, filmat Amerikane jane te sinkronizuar Rusisht, titrimet e emisioneve ne radhe jane Serbisht!!…
Ateher, nqs televizioni transmetohet si pjese e Serbise, nuk e kam te kjarte, a dmth se edhe sherbimi i internetit “artmotion” vie poashtu nga Serbia?
Kosova, te gjithe e dijme se nuk ka domein te vetin sepse ende nuk e njohin si shtet! (Pse, si, cka, ende nuk e di!)… Mirepo, nqs ne jemi te lidhur / te kyqur nepermes Serbis, pytem, a ka rrezik qe i gjithe trafiku i internetit me u monitoru nga Serbia?
E nese po, a permban kjo rrezik per te gjithe neve qytetaret, bizneset, institucionet tona, etj te cilat jane te kyqura ne kete rrjet?
Pra, edhe nje here, po e perseris, pytja ime eshte kjo:
A ka rrezik qe i gjithe aktiviteti brenda internetit te monitorohet ne Serbi? E nese po, ateher kush na e garanton sigurine ne kete fushe?
A dine dikush me me dhane pergjigje?
Lexo po ashtu:  Një Gjermani pa Angela Merkelin, është bërë më e vështirë të imagjinohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *