Xhevahir Spahiu

Koka ime,
çuditem me ty.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

S’t’u shurdhuan ata veshë?
S’t’u verbuan ata sy?

Si të mban qafë e hollë?
je mbi shpatulla ende?
S’u mërzite aty?

Koka ime,
çuditem me ty.

Të të merrja në duar
të t’i prekja pak okët,
ballin bërë për plumba;

Të të rrokja nën sqetull,
gurë e drurë të këndonin:
shkon njeriu kokëprerë.

Në një këngë të moçme
kjo ka ndodhur njëherë.

Po ti prapë si mushka
mizorisht rri aty.

Koka ime,
çuditem me ty.

Lexo po ashtu:  MKRS anëtarësohet si anëtare e plotë në European Youth Card Association
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com