toggle menu
Komandanti i FSK merr pjesë në Konferencë
Komandanti i FSK, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral James McConville, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (Conference of European Armies) 2023 në Gjermani.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtes thuhet se kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, që drejtohet nga SHBA-të, dhe shfrytëzohet si platformë për bashkërendim të bashkëpunimit për siguri dhe mbrojtje.
“Oficerë të lartë ushtarak, komandantë të forcave tokësore, dhe përfaqësues tjerë të vendeve aleate dhe partnere Evropiane me SHBA-të, shfrytëzuan konferencën për të diskutuar sfidat e sigurisë në Evropë, rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.
Teksa thuhet se, kjo konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të ushtrive në Evropë”