Ka gjithmonë një herë të parë. Shqipëria jonë arrin një fitore spektakolare 2-1 me përmbysje ndaj Ukrainës, në duelin e parë në Ligën e Kombeve. Sfida që u luajt në fushë asnjanëse, në Pragë rezultoi me shumë emocione, por që në fund u buzëqeshi kuqezinjve.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës, Konoplia shtangu Kombëtaren tonë me një goditje në hyrje të zonës. Gjithsesi Shqipëria reagoi mjaft mirë, pasi barazoi pas 4 minutash me Ismajlin. Ekipi i Sylvinhos nuk u ndal me kaq, pasi realizoi një tjetër gol me Asanin, që bën gjithçka mirë me të majtën pas një asisti nga Manaj. Pra kalojmë në avantazh, duke mbetur ky rezultat deri në fund, 2-1.

Shqipëria fiton sfidën e parë në grup dhe pret të martën në mbrëmje Gjeorgjinë në “Air Albania”, një duel për kreun e tabelës. Të mos harrojmë se Gjeorgjia fitoi sonte kundër Çekisë me rezultatin e thellë 4-1. Ndaj ndeshja Shqipëri-Gjeorgji mbetet përplasje e fortë se kush del në krye të grupit.

UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

66’ GOOOL –  Kombëtarja luan mjaft mirë dhe me një aksion shumë të bukur gjen avantazhin. Jasir Asani konkretizon me të majtën e tij magjike pasimin e Manajt, duke e dërguar në rrjetë. VIDEO E GOLIT

54’ GOOOL Super Ismajli. Mbrojtësi përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe e ndal në fundin e rrjetës, për të barazuar shifrat. VIDEO E GOLIT

49′ – GOOL Yukhym Konoplia shënon që në rastin e parë për Ukrainën duke i dhënë avantazhin me një goditje në hyrje të zonës. Srakosha e prek topin, por nuk e devijon dot jashtë kuadratit. VIDEO E GOLIT

42’ – Ukraina krijon shansin e parë me Yaremchuk, por pret Strakosha.

40’ – Qazim Laçi është shumë pranë golit me një goditje spektakolare me thembër, që shkon në rrjetën e portës, por për fatin e keq, në atë të jashtmen.