Putini është bunkerizuar diku në Kremlin.

MekuliPress

Nëse Putin pushton Kievin, sepse Perëndimi, e veçanërisht shtetet anëtare të NATO-s, nuk kanë bërë rrezistencë ushtarake, Perëndimi do të dobësohet.
Kur Perëndimi të dobësohet, kinezët do të aneksojnë Tajvanin, serbët do të aneksojnë ‘Republika Srbska’ dhe pjesë të Kosovës. E atëherë kur Tajvani, Bosnja dhe Kosova pushtohen pa rrezistencë, Perëndimi politikisht dhe ushtarakisht do të jetë në fund të fundit.
Kjo është arsyeja pse shtetet anëtare të NATO-s duhet të veprojnë TANI. Aleanca TANI duhet të zhvendosë trupat dhe armët atje ku vlerat dhe e ardhmja jonë akoma mund të mbrohen. Në Ukrainë, Në Kosovë, Në Bosnjë!
Debatet tanimë formale rreth nenit 5 – që përcakton çështjen e mbrojtjes – e errësojnë problemin. Franca, Anglia, Gjermania dhe Amerika, kjo Besëlidhje e lirisë, duhet t’i japin fund ndjekjeve vrastare të Putinit i cili me ushtrinë dhe armët e tij në Ukrainë dhe me luftën kibernetike më moderne në Moskë, është duke e kallë Europën dhe planetin tokë.
Të nderuar lexues,
Është një dilemë e tmerrshme sot. Nëse kjo ndodh dhe nuk intervenohet shpejtë, kërcënohet një përshkallëzim deri në Luftën e Tretë Botërore. Nëse nuk provohet ndalja e Hitlerit të shekullit XXI, atëherë kjo do të thotë kapitulim i Demokracisë dhe i NATO-s para Despotit dhe “Botës së madhe ruse”.
NATO të veproj nëse Lirinë nuk do ta shndërojmë veç në një frazë. NATO të veproj nëse Aleanca transatlantike nuk do të kujtohet veç si një fusnotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *