Kompania ajrore Lufthansa ka deklaruar se do të shkurtojë 22 mijë vende pune me kohë të plotë.

Gjiganti gjerman parashikon një rikthim të ngadaltë të kërkesës së udhëtimeve pas pandemisë COVID-19.

“Rimëkëmbja e kërkesës në sektorin e transportit ajror do të jetë e ngadaltë në të ardhmen e parashikueshme. Qëllimi është që të hapet rruga për ruajtjen e sa më shumë punëve të jetë e mundur në kompani”, tha Lufthansa.

Lufthansa tha se gjysma e shkurtimeve të punës do të jetë në Gjermani, ku përbën 16 për qind të forcës totale të punës prej 135 mijë punëtorë.

Bordi mbikëqyrës i Lufthansa miratoi javën e kaluar një marrëveshje shpëtimi prej 9 miliardë eurosh nga qeveria gjermane pasi kompania publikoi një humbje neto të tremujorit të parë prej 2.1 miliardë eurosh.

Linja ajrore gjithashtu ka humbur vendin e saj në indeksin e Frankfurtit Dax 30 pasi çmimi i aksionit të saj ra.

Lexo po ashtu:  NUK PRANON KËRKESËN E PRESIDENTIT, Përmbysja e rezultatit të zgjedhjeve/ Trump ‘tradhëtohet’ nga miku i tij besnik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *