Eli Lilly ka njoftuar të hënën se ka filluar fazën e hershme të testimeve për tretmanin potencial për COVID-19, studimin e parë në botë për një tretman me antitrupa kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Lilly është një prej disa kompanive farmaceutike që po punojnë në vaksina, antiviral dhe tretmane tjera për të ndihmuar të infektuarit nga COVID-19, ndërsa koronavirusi i ri po përhapet me shpejtësi dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 370 mijë personave në mbarë botën.

Një ilaç antiviral i Gilead Sciences, i quajtur remdesivir, ka treguar shenja premtuese kundër COVID-19 dhe i është thënë pacientëve në disa shtete.

Lilly ka njoftuar se në fazat e hershme të studimit do të vlerësohet siguria dhe toleranca te pacientët e hospitalizuar me COVID-19 dhe rezultatet pritet të dalin në fund të qershorit.

Trajtimi eksperimental, LY-CoV555, është zhvilluar në bashkëpunim me AbCellera Biologicst, me të cilin Lilly ka krijuar partneritet në mars.

Tretmani i Lillyt është me antitrupa të drejtuar për të bllokuar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore, duke neutralizuar kështu virusin.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti për fjalimin që e bëri në Munih, ishte inspiruar nga Ukshin Hoti

Kompania ka thënë se tretmani me antitrupa është zhvilluar pasi është identifikuar nga një mostër e gjakut e marrë nga një pacient në SHBA që është rikuperuar nga sëmundja e mushkërive e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Lilly pret që të vazhdohet në fazën tjetër të testimeve, studimit potencial të tretmanit te pacientët me COVID-19 që nuk janë të hospitalizuar, nëse ilaçi tregohet se është i sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *