Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përfshirë tregjet, rrugët dhe sheshet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas urdhëresës së kryetarit Alban Hyseni, ndalesa do të vlejë nga 20 dhjetor 2025 deri më 3 janar 2026, me përjashtim të periudhës nga ora 23:30 e datës 31 dhjetor 2025 deri në orën 00:30 të 1 janarit 2026, ku përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet për festimin e Vitit të Ri.
Personat që nuk respektojnë këtë urdhëresë do të gjobiten me 100 euro, thuhet në dokumentin e komunës.

Ky vendim synon të rrisë sigurinë e qytetarëve dhe të parandalojë aksidentet e mundshme gjatë periudhës festive.




