Kori i grave “Muza” në përbërje nga 35 gra do të prezantohet me koncertin artistik “Divat e Muzikës Shqipe”, kushtuar grave të guximshme që me talentin dhe shpirtin e tyre të lirë kanë sfiduar rregullat e patriarkatit.
Organizatorët e koncertit kanë thënë se ky koncert iu dedikohet grave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturë, duke u bërë “zë” i grave përmes muzikës – këngës.
“Përmes 10 këngëve të Divave tona koncerti do të jetë një atmosferë të rikthimit në kohë, ku secili nga ne do shijojë magjinë e kohës së kaluar përmes Artit – Muzikës.
Koncerti mbahet më 13 dhjetor, në Teatrin e Gjilanit, në ora 18:00.
