Një grup mjekësh specialistë gjerman kanë formuar shoqatën e tyre, që siç thonë për t’ia treguar botës të vërtetën me koronavirusin.

Dr.Hajko Shoning (Heiko Schöning) një nga themeluesit në një konferencë me mediat theksoi se korona është vetëm një lloj virusi nga grupi i viruseve, që çdo vit paraqitet në një periudhë të caktuar.

“Masat e vendosura nuk kanë asnjë lidhje me virusin! Por, produkti kryesor i këtyre masave është paniku dhe kjo është e rrezikshme”, theksoi Shoning.

Sipas tij, paniku nga korona është një mashtrim i thjeshtë i inskenuar.

“Është me rëndësi të kuptojmë se jemi në qendër të tafikut mafioz dhe kriminal”, theksoi specialisti i mjekësisë, Shoning, i cili ka ofruar si dëshmi intervistat e tij dhe shkrimet e mjekëve të tjerë të kësaj shoqate.

Ai ka paralajmëruar se nuk di si do të jenë vaksinat kundër koronavirusit. Mirëpo shumica e mjekëve botëror të epidemiologjisë, por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë këto pretendime të kësaj shoqate, që sipas tyre po krijon dilema dhe huti në opinion.

Lexo po ashtu:  Policia dhe ushtria/ Qeveria që e ka dobësuar ushtrinë dhe ka forcuar policinë, na lë të kuptojmë se: - nuk shikon asnjë armik të jashtëm, prandaj shikon me shumicë armik të brendshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *