Një grup mjekësh specialistë gjerman kanë formuar shoqatën e tyre, që siç thonë për t’ia treguar botës të vërtetën me koronavirusin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Dr.Hajko Shoning (Heiko Schöning) një nga themeluesit në një konferencë me mediat theksoi se korona është vetëm një lloj virusi nga grupi i viruseve, që çdo vit paraqitet në një periudhë të caktuar.
“Masat e vendosura nuk kanë asnjë lidhje me virusin! Por, produkti kryesor i këtyre masave është paniku dhe kjo është e rrezikshme”, theksoi Shoning.

Sipas tij, paniku nga korona është një mashtrim i thjeshtë i inskenuar.
“Është me rëndësi të kuptojmë se jemi në qendër të tafikut mafioz dhe kriminal”, theksoi specialisti i mjekësisë, Shoning, i cili ka ofruar si dëshmi intervistat e tij dhe shkrimet e mjekëve të tjerë të kësaj shoqate.
Ai ka paralajmëruar se nuk di si do të jenë vaksinat kundër koronavirusit. Mirëpo shumica e mjekëve botëror të epidemiologjisë, por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur poshtë këto pretendime të kësaj shoqate, që sipas tyre po krijon dilema dhe huti në opinion.




