Ambasadori i SHBA-së në Kosovë , Philip Kosnett, ka falendëruar qytetarët e Kosovës të cilët janë solidarizuar me situatën në SHBA, pas vdekjës së afro-amerikanit George Floyd që nxiti reagime përmes protestave të dhunshme nëpër SHBA.

“Dëshiroj t’i falënderoj ata qytetarë të Kosovës që kanë shprehur ngushëllimet dhe brengën e tyre për vdekjen e Xhorxh Flojdit (George Floyd). Qeveria federale, si dhe autoritetet e shtetit federal dhe ato lokale – dhe populli amerikan – janë thellësisht të përkushtuara për drejtësi për Z. Floyd dhe familjen e tij”, ka thënë Ambasadorit Kosnett, transmeton Zeri.info.

Në falenderimin e tij për kosovarët, Kosnett, ka rikujtuar edhe fjalët e presidentit Trump, i cili e ka cilësuar si tragjedi e rëndë.

”Presidenti Trump ka deklaruar: „Vdekja e George Floydit në rrugët e Mineapolisit ishte tragjedi e rëndë, që nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë. Ajo i ka mbushur amerikanët anembanë vendit me ndjenjë të tmerrit, zemërimit dhe pikëllimit”… Prokurorët kanë ndërmarrë hapa të shpejtë për ngritjen e akuzës, duke respektuar plotësisht një proces të drejtë për të gjithë të përfshirët në rast” shkruan Kosnett.

Lexo po ashtu:  Vuçiqi mburret se nën udhëheqjen e tij 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Kosnett beson se Amerika do të dalë nga ky çast i tmerrshëm më e fuqishme dhe edhe më e përkushtuar për të gjetur rrugën përpara për të përmbushur premtimin historik të të drejtave të barabarta dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët.

“Kjo do të kërkojë veprim të bashkërenditur të qeverisë dhe qytetarëve, me ndihmën e shtypit të lirë. Të njëjtën gjë e duam edhe për Kosovën” ka shkruar Ambasdori.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4588109031215216

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *