Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Vuçiqit, Serbia do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vuçiq.
I pari i shtetit serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Por që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiqin.
“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiq.
Për RTS, Vuçiq ka thënë se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.
