Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në takimin e organizuar nga UNKT me temën Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në këtë dekadë.

Sipas kumtesës nga Kryeministria, Kurti tha se prioritetet e qeverisë janë të bashkërenduara me prioritetet strategjike të Kombeve të Bashkuara.

Më tej, kryeministri Kurti tha se programi i Qeverisë së Kosovës përmban dy prioritete të mëdha të cilat reflektojnë ambiciet e qytetarëve për një jetë më të mirë.

“Këto dy prioritete janë Punë dhe Drejtësi. Punë sepse Kosova është vend i varfër dhe drejtësi sepse Kosova është vend i vjedhur. Papunësia dhe korrupsioni janë dy temat që shqetësojnë më së shumti qytetarët, prandaj ata edhe e kanë votuar një qeveri e cila dëshiron që ata t’i nxjerrë nga kriza përmes zhvillimit ekonomik të fokusuar në investime dhe përmes luftimit të korrupsionit nëpërmjet pavarësimit të sistemit të drejtësisë”, tha kryeministri Kurti.

Lexo po ashtu:  Dryn strukturave paralele serbe në Veri. Vuçiç më i ekuilibruar se se O'Brien dhe opozita e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *