Për herë të parë në dy dekadat e fundit, numri i qytetarëve serbë që do votonin kundër anëtarësimit në BE ka kaluar atë të atyre që do të votonin pro.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas një sondazhi të agjencisë IPSOS, 44% e qytetarëve janë kundër anëtarësimit dhe vetëm 35% pro tij.
Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia e ka vendin e saj në Bashkimin Europian.

“Mendoj se Serbia ka vendin e saj në BE, besoj se ne duhet të vijojmë shtegun evropian dhe të luftojmë për një anëtarësim dinjitoz në Evropë. Por duhet të ruajmë edhe pavarësinë e vendimmarrjes, të paktën derisa të bëhemi vend anëtar”, u shpreh Vuçiç.
Rezultatet e sondazhit u publikuan në një kohë kur Parlamenti Evropian deklaroi se ndjente keqardhje që Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
“Mendoj se ky sondazh, bashkë me rezultatet e tij, u bë për të hetuar efektet e një vendimi potencial të qeverisë serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për pranimin e të gjitha masave kufizuese të vendosura nga BE ndaj Moskës”, tha Nemanja Todoroviç Stiplija, nga agjencia European Western Balkans.
Sipas ekspertëve, rënia e mbështetjes për anëtarësimin në BE do të intensifikojë dilemën e politikës së jashtme serbe.




