Një grup sindikalishtës, në emër të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të pakorruptuar të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka dëshmuar një të vërtetë, se disa sindikalistë që në vitin 2017 në mes të fushatës zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in, shkruan e pavarura MekuliPress.com
Sipas FSSHK-së, ajo që thotë kryeministri Kurti, nuk qëndron. Tutje, një grup sindikalishtës hamendin se Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, po ua njollos punën e tyre, e cka nuk është e fare e vërtetë: kjo rrjedhë nga analiza që i është bërë fjalës së Kryeministrit, mbajtur sot në Kuvend, nga MekuliPress. Kryeministri e thotë prerazi “disa nga sindikalistët, pra jo të gjithë sindikalistët”.
“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtur ndërmarrjet, vendet e punës, të drejtat e punëtorëve, e të cilët janë rrahur brutalisht kur kanë kundërshtuar procesin e privatizimit dhe në anën tjetër, sindikalistët të cilët në fillim të qershorit 2017, midis fushatës zgjedhore, patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, citon MekuliPress z. Kurti. “Rasti i rrahjes gjatë privatizimit të aeroportit të Prishtinës dhe i rrahjes së kryesindikalitetit të metalistëve, z. Hasan Abazi”, citohet Kurti nga MP.
Kurti e thotë edhe këtë: “pra, nuk mund t’i shtimë të gjithë në një thes”. Më tutje kryeministri argumenton: Kemi pasur të tillë që kanë qenë punëtorë e kryepunëtorë dhe i kanë mbrojtur punëtorët e ndërmarrjet, dhe kemi pasur të tillë që kanë qenë elemente të pushtetit në radhët e punëtorëve. Këtë dallim e kemi bërë edhe në të kaluarën dhe e bëjmë edhe sot.
Ja më në fund edhe reagimi i “sindikalistëve” të shëndetësisë dhe ju lexues të nedruar të MekuliPres, vlerësojeni se kush e si po tetnon të manipuloj me opinionin publik: janë “sindikalistët” e PANI-it apo argumentet e Kryeministrit?“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh”, thuhet në reagim.
Po ashtu, ata kanë publikuar edhe kërkesën e FSSHK-së adresuar Partive Politike të datës 22.05.2017 dhe Marrëveshje mirëkuptimi me PAN 01.06.2017.
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj fjalimit të Kryeministrit Kurti të bërë sot dt.13.12.2021 gjatë mbledhjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh!
Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se:
Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shëndetësisë se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike: LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD po ashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!!
A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..! Dëshpërimesh, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave.
Shihemi në Grevë!
Me respekt,
FSSHK-së.