Institucionet e Kosovës për të disatën herë po lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por Kushtetuta e Kosovës nuk e ka paraparë që një shtet tjetër mund të organizojë zgjedhje në vendin tonë. Madje nuk është paraparë që ndonjë organizatë ndërkombëtare, siç është në këtë rast, OSCE mund t’i lejohet të mbajë zgjedhje në Kosovë.

Kjo pasi, i vetmi institucion që mund të organizojë zgjedhje në vendin tonë, sipas nëntit 139 të Kushtetutës, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre”, thuhet në pikën 1 të këtij neni të Kushtetutës.

Përndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruat dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka theksuar ai këso lloj zgjedhjesh janë mbajtur nga viti 2011. Ndërsa nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, është cilësuar si gjunjëzim para tyre. Ndërsa nga Presidenca dhe subjektet tjera politike nuk ka pasur ndonjë reagim deri më tani.

Lexo po ashtu:  Krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve/ Serbia konfirmon varrezën masive afër Rashkës me trupat e 15 viktimave shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *