Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të premten se ka ngritur akuzë kundër një pjesëtari të komunitetit serb, nën dyshimet për “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit nga prokuroria, i akuzuari, të cilin ajo e identifikoi me nistoret Ç.J, i përkatësisë kombëtare serbe me vendbanim në Serbi, “gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar të vitit 1998 deri me 21 qershor të vitit 1999, në territorin e komunës së Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M, N.F dhe N.C.”.

I akuzuari ndodhet në paraburgim që nga muaji qershor i këtij viti kur ishte arrestuar nga policia e Kosovës në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut, rreth 70 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Zyrtarët serbë thanë në qershor se i arrestuari është 54 vjeçari, Çaslav Joliç, serb nga qyteti i Istogut që jeton në Serbi. Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë dënoi siç tha “praktikat e gjyqësorit në Prishtinë për të ngritur aktakuza të fshehta kundër serbëve nga Kosova, me dëshmitarë të paqëndrueshëm dhe për t’i dekurajuar ata që të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kërkojnë të drejtat e tyre ligjore”.

Lexo po ashtu:  Dy turistë kinezë shtrohen në spital në Romë, Conte: Mbyllet lëvizja ajrore Itali-Kinë

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Që nga përfundimi i luftës, nga sistemi gjyqësor vendës dhe ndërkombëtarë janë dënuar gjithsej 70 persona për krime lufte./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *