Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin Ekrem Neziri që u plagos mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti bën me dije se polici është operuar pas plagëve të marra dhe fatmirësisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK.

Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  SHBA, mosha e të infektuarve nga CoVid-19 ka rënë me 15 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *