Probleme rivaliteti me Kinën ka edhe Rusia. Një shkencëtar rus, Valery Mitko, 78 vjeç, president i Akademisë së Shkkencave për Arktikun në Shën Petersburg akuzohet për tradhëti dhhe rrezikon 20 vjet burg sepse akuzohet se u ka kaluar sekrete kinezëve.

Avokati i tij, Ivan Pavlov deklaron se klienti i tij zhvillon leksione në Kinë dhe përdor materiale mga burime të hapura.

Akuzat janë absurde, shprehet avokati.

Sipas akuzave Mitko ka mbledhur informacione ushtarake për llogari te kinezëve dhe mbi to ai është vendosur në arrest shtëpie që në muajin shkurt.

Agjencia Interfax citon burime sipas të cilave Mitko u ka kaluar kinezëve informacione mbi teknologjinë e gjurmimit të nëëndetësve dhe i shtohet listës së akademikëve që akuzohen pëe bashkëpunim me shërbime të huaja.

Lexo po ashtu:  Nëse dëshironi ta kontrolloni dikë, ju duhet ta bëni atë të ndihet i frikësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *