Ju mund të keni frikë se mos plakeni apo se mos nuk jeni më të rinj, ose të dyja në të njëjtën kohë. E vërteta është se kriza e të 40-ave prek shumicën dërrmuese të grave dhe gjithashtu shumë burra.

Në rastin e grave vërehet edhe fakti i hyrjes në menopauzë dhe simptomat që ajo sjell, si fizike ashtu edhe psikologjike. Kjo krizë nuk shfaqet vetëm në ditën kur personi i shuan qirinjtë e ditëlindjes së 40-të. Mund të zhvillohet pak më herët ose më vonë. Kur të shfaqet, do të jetë koha për të analizuar atë që është bërë deri tani dhe çështjet që mbeten për t’u zgjidhur. Si manifestohet, si kapërcehet dhe a është vërtet një krizë e mbështetur nga kërkimet?

Çfarë është kriza e moshës 40 vjeç?

Eshtë një ngjarje psikologjike që zakonisht u ndodh disa të rriturve midis moshës 40 dhe 60 vjeç. Karakteristika kryesore e saj është reflektimi mbi ekzistencën dhe rivlerësimi i rezultateve dhe objektivave. I shtyrë nga vetëdija për faktin që do ketë një fund dhe dëshira për të jetuar një ekzistencë të plotë, njeriu ndihet i shtyrë të ndryshojë planet për të arritur qëllimet e veta.

Në këtë moment krize, ata që vuajnë prej saj fillojnë të dyshojnë në drejtimin që kanë marrë në jetën e tyre dhe në objektivat që i kanë vënë vetes. Kjo pyetje prodhon ankth dhe shkakton ndryshime drastike në stilin e jetesës. Edhe pse është një proces çorientues, plot emocione konfliktuale për shkak të pritshmërive të paplotësuara, ajo ofron një mundësi të pashembullt për rritje.

Shenjat e krizës së moshës së mesme

Mënyra se si shfaqet kriza e moshës së mesme mund të ndryshojë nga personi tek tjetri. Prandaj, nuk ka asnjë grup “simptomash” të aprovuara nga shkenca ose institucionet zyrtare të shëndetit mendor.

Lexo po ashtu:  Gjithnjë e më shumë zviceranë po largohen nga Zvicra – por ku shkojnë?

Megjithatë, disa shenja që mund të vini re janë si më poshtë:

ankth

nostalgji

nervozizëm

impulsivitet

mërzi

pakënaqësi

ndjenjë zbrazëtie

mungesë motivimi

trishtim (depresion)

lodhje përballë rutinës së zakonshme

mendime të përsëritura për të kaluarën

ndryshime drastike në pamje, marrëdhënie, stil jetese ose sjellje.

Një nga shenjat më të rëndësishme të krizës së moshës së mesme është padyshim nevoja për të qenë sërish “të rinj”, pra për të qenë sërish 20 vjeç. Kjo çon në kërkimin e përvojave të reja, duke bërë gjëra që nuk ishin të mundshme më parë për arsye të ndryshme, duke u veshur si adoleshentë, duke shkuar në bare apo klube nate, etj. Ky qëndrim i ri ndaj jetës mund të bëhet një zgjim i ri i mrekullueshëm, një motivim që na nxjerr jashtë rutinës dhe pasuron jetën tonë. Por mund të shkaktojë edhe një nostalgji të madhe paralizuese, e cila na bën të mendojmë shumë për atë që ishte, duke harruar se kemi ende shumë gjëra për të bërë.

“Fazat” e krizës së moshës së mesme

Shkaku: Si çdo krizë, ajo fillon me një ngjarje nxitëse, megjithëse ndonjëherë kjo nuk është shumë e dukshme. Disa shkaktarë janë divorci, vdekja e një personi të dashur, papunësia, sëmundjet kërcënuese për jetën, pakënaqësia, mungesa e qëllimit.

Reflektimi: personi fillon të mendojë dhe vlerësojë jetën e tij. Rishikon qëllimet, mban mend dështimet dhe objektivat që nuk i ka arritur kurrë. Në këtë “fazë” lind një pyetje e thellë për vendimet, marrëdhëniet, profesionin, kuptimin e jetës dhe çdo aspekt tjetër që lidhet me shkakun.

Kriza: është faza e konfliktit dhe tensionit të brendshëm. Këtu lindin emocione si trishtimi, keqardhja, zemërimi, ankthi, frika nga e panjohura, pasiguria etj.

Lexo po ashtu:  6 thënie për ta nisur ditën me mendime pozitive. Duhet t’i lexoni!

Eksplorimi: i shtyrë nga reflektimet dhe konfliktet e veta, njeriu fillon të kërkojë mënyra të reja të jetesës dhe të ndryshojë atë dimension të jetës së vet në të cilin ndihet i pakënaqur. Për shembull, mund të marrë pjesë në aktivitete të reja, të fillojë marrëdhënie të reja, të zbulojë pasione të tjera, etj.

Rindërtimi: pasi i është afruar objektivave të reja, ka ndryshuar stilin e jetës dhe ka gjetur atë që kërkon, personi rindërton ekzistencën e vet, merr vendime në përputhje me objektivat ose vlerat e reja dhe përshtatet me to. Ky proces nuk ndodh në mënyrë aq lineare sa duket. Këto “faza” janë të mbivendosura dhe të lidhura. Personi mund të ecë përpara dhe me radhë nga një rast në tjetrin të përjetojë emocione, reflektime dhe ndryshime gjatë procesit.

Çfarë mund të bësh?

Është thelbësore të ruash një qëndrim pozitiv. Nuk ka rëndësi nëse të vënë në dukje se tashmë je “më i madh”, është mirë të dish se mosha sjell me vete eksperienca, dije. Keni ende shumë vite përpara, nuk ia vlen t’i shpenzoni duke vuajtur.

Mos harroni të argëtoheni. Përvoja e rritjes dhe kalimit të shumë problemeve ju bën edhe më interesant dhe më të përgatitur për atë që vjen. Do të keni vetëkontroll më të madh dhe do të dini pasojat e veprimeve tuaja. Mos harroni se koha më e mirë është këtu dhe tani. Më poshtë po janë disa sugjerime të tjera.

1. Rishikoni qëllimet tuaja

Siç e thamë, kjo krizë mund të jetë pasojë e dështimit për të arritur qëllimet. Prandaj është e nevojshme që të kaloni disa momente për të vlerësuar qëllimet dhe vlerat tuaja. Bëni një listë të qëllimeve dhe vlerave tuaja aktuale dhe krahasojini ato me ato që keni pasur më parë. Tani pyesni veten nëse ato që keni aktualisht pasqyrojnë vërtet atë që dëshironi dhe çfarë ka rëndësi për ju. Nëse jo, është koha për t’i ribërë.

Lexo po ashtu:  Trajtimi me portokall që largon të gjitha shenjat nga fytyra

2. Kriza e moshës 40 vjeç: mbroni shëndetin

Niveli i stresit, ankthit, shqetësimit ose trishtimit që mund të ndjeni gjatë kësaj kohe ndikon në shëndetin tuaj. Prandaj, ju sugjerojmë të ndryshoni zakonet tuaja dhe të bëni aktivitete që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Ushtroni, meditoni, flini mjaftueshëm, shprehni emocionet tuaja, kaloni kohë me miqtë dhe familjen, shkoni në terapi, etj.

3. Lidhuni me hobet tuaja

Gjeni kohë për të bërë ato hobi që keni harruar. Lidhuni me atë që ju pëlqen akoma. Nëse keni pushuar së shijuari aktivitetet që ju pëlqenin më parë, atëherë është koha për të eksploruar të tjerë. Provoni një hobi të ri, si të ecni, të kërceni, të bëni teatër ose sport, të bëni aktivitete artistike…

4. Kujdesuni dhe kultivoni marrëdhëniet tuaja

Marrëdhëniet kuptimplote me miqtë dhe familjen janë një burim i paçmuar mbështetjeje ndërsa lundroni në këtë krizë. Kërkoni strehim tek ata dhe kaloni kohë cilësore me ta për të forcuar lidhjen. Organizoni takime për të folur, për të hapur dhe për të kërkuar këshilla. Lëreni veten të ndihmoheni dhe të kujdeseni edhe prej tyre.

5. Pranoni ndryshimin

Përqafoni të tashmen dhe ndryshimet që po ju sjell. Pranojeni atë që ndodh, por mos u dorëzoni, përkundrazi, kërkoni një mënyrë për t’u përmirësuar. Praktikoni mirënjohjen në mënyrë që të mos përqendroheni shumë në atë që ju mungon. Shkruani për atë që po përjetoni dhe se si kjo mund t’ju ndihmojë të rriteni si person. / bota.al