Ironisë të kryeministrit Rama se “ka hipur në varkë, por nuk ka vela”, Kryemadhi iu përgjigj se ajo hipën në varkat e shqiptarëve dhe jo në jahtet e oligarkëve. Në një interistë për “5 pyetje nga Babaramo” Kryemadhi tha se ka socialistë që nuk e duan Ramën dhe e gjejnë veten më shumë tek LSI duke u shprehur se “duan një dorë në revani dhe një dorë në bakllava”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Unë hipi te varka në Pogradec, unë hipi te varka e shqiptarit, ai hipën në jahtet e oligarkëve. Njerëzit kur nuk të duan më të tregojnë axhendën se ku hyri e ku doli. Këto që më tregojnë nuk janë mbështetësit e mi, por janë socialistët që duan “një dorë në revani e një dorë në bakllava”. Socialistët e vërtetë janë rrugëve, janë të diskriminuar, PS është e vlerave, e solidaritet njerëzor dhe ata e gjejnë vetën në LSI”, – tha Kryemadhi.




