Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka rezistuar pa e thumbuar në fund gazetarin e RTK-së që e ka intervistuar mbrëmjen e sotme.

Në fund të intervistës teksa është falënderuar që ka pranuar të intervistohet, kryeministri i ri ka thumbuar gazetarin e RTK-së, ku në të kaluarën këtë medium VV e kishte akuzuar këtë medium për anshmëri.

“Ju  e dini që publiken e kam për zemër kështu që ishte nder edhe për mua të marr pjesë në emisionit tuaj dhe poashtu edhe si kryeministër që e do atë që është e përbashkët dhe e përgjithshme”, ka deklaruar Kurti në fund të intervistës për RTK-në.

Lexo po ashtu:  𝐙𝐞𝐥𝐞𝐧𝐬𝐤𝐲𝐣: 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫𝐭𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐞𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐫𝐮𝐬𝐞. 𝐀𝐩𝐞𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *