Serbët lokalë në tri komunat në veri të Kosovës, janë duke vazhduar protestat edhe këto ditë. Ata janë duke protestuar rregullisht nga 26 maji, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

E gjithë kjo erdhi pasi disa grupe kriminale ishin në mesin e protestuesve. Për pasojë u plagosën 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Pas përshkallëzimit të situatës më 29 maj, policia ka arrestuar dy persona ndaj të cilëve tashmë Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se këta persona që po përshkallëzojnë situatën janë kriminelë që po bartnin pajisje ilegale për trazira.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ditë më parë bëri të ditur se njëri nga të arrestuarit ishte ish-luftëtar në Koshare dhe i dekoruar nga Sllobodan Millosheviq, i dyshuar edhe si pjesëtar i“Brigada 72”, formacion ushtarak serb i cili shërben për operacione të veçanta me qëllim të destabilizimit të vendeve.

Lexo po ashtu:  Lipjan: Protesta kundër ndarjes së Kosovës

Në anën tjetër edhe kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 2 qershor, bëri publike emrat e personave dhe të organizatave kriminale të cilët kanë marr pjesë në protestën e dhunshme në veri.

Ai tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se deklarata e sakta dhe të vërteta për gjendjen në veri janë ato të organeve të sigurisë së Kosovës.

“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren”, tha ai.

Kryeministri Kurti më tej bëri publike emrat e personave dhe të grupeve të përfshira në protestën e dhunshme në komunat në veri:

Mirollad Jevtiq- është njëri udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Po ashtu prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës Serbe në atë shtëpi. Po punojnë në mobilizimin e strukturave atje për prezencë më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.

Lexo po ashtu:  Kurti nga Vlora: Të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit

Miqko Jevtiq – pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile” në Zveçan

Bashkë me të Rajko Jevtiq – ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish drejtor në komunë

Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”

Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.

Pas këtyre të dhënave të shpalosura nga kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla, Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale për të parë nëse ka nisur ndonjë procedurë lidhur me këta persona.

Por, deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk janë përgjigjur në pyetjet tona.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.Zyrtarë të lartë të Kosovës kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *