Lëvizja Houthi në Jemen konfirmoi të shtunën se kryeministri dhe disa ministra të saj u vranë në një sulm izraelit mbi kryeqytetin Sana mbrëmjen e së enjtes.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ahmed al-Rahawi, i cili ishte kryeministër i qeverisë së rebelëve Houthi që nga gushti i vitit të kaluar, u vra gjatë një mbledhjeje pune të kabinetit, thuhet në një deklaratë të lëvizjes.
Sipas Times of Israel, që citon burime anonime të sigurisë izraelite, mes të vrarëve ishin edhe disa drejtues të lartë të Houthive, përfshirë ministrin e Mbrojtjes.

Ansar Allah, e njohur më shumë si lëvizja Houthi, mori kontrollin e Sanas në vitin 2014, pas viteve të kaosit dhe me mbështetjen e pjesëve të ushtrisë jemenase. Lëvizja mbështetet nga Irani dhe kontrollon sot pjesë të mëdha të vendit, por nuk njihet ndërkombëtarisht si qeveria legjitime e Jemenit.
Që nga tetori 2023, Houthit kanë kryer sulme me raketa dhe dronë kundër objektivave në Izrael, si edhe ndaj anijeve në Detin e Kuq që, sipas tyre, kanë lidhje me Izraelin ose me izraelitë. Kohët e fundit, Izraeli ka kryer disa kundërsulme kundër tyre.
Burimi: Times of Israel




