Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë sot një intervistë për gazetën e njohur “Corriere della Sera”, përmes së cilës ka bërë një rezyme të asaj që po ndodh në vendin fqinj. Të dhënat flasin për një proces alarmues teksa 30% e të vdekurve nga coronavirusi janë në Itali. I pyetur nëse Italia do të mundet të ndalë epideminë, conte përgjigjet se:

Nëse do të vazhdojmë të rrimë në shtëpi, do të jemi më efikasë për përmbajtur virusin. Shkencëtarët na thonë se nuk kemi arritur ende pikun, këto janë javët më të rrezikshme dhe duhet kujdesi maksimal. Nuk mund të ulim vigjilencën. Është sfida më e rëndësishme në dekadat e fundit, për ta fituar duhet kontributi i përgjegjshëm I 60 milionë italianëve

Për sa i përket mortalitetit të lartë në Itali, Conte thotë se: Duhet të presim disa javë për tëverifikuar rezultatet e vendimeve tona, që rrjedhin nga të dhënat e komitetit tekniko-shkencor.

Lexo po ashtu:  E pranon edhe akademiku francez: Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *