Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në seancën e Kuvendit për Referendumin që Serbia po tenton ta mbajë edhe në Kosovë.

Kurti ka treguar një pjesë të tekstit të Rezolutës që do të miratohet ose jo sot në Kuvend

“Kuvendi duke u mbështetur në Kushteutë që përcakton se sovraniteti është i pandashëm dhe i pacenueshëm. Duke theksuar obligimet për mbrojtjen e sovranitetit me të gjitha mjetet dhe duke u thirrur në ligj. Si dhe faktin që praktika ndërkombëtare nuk njeh rast të votimit të një referendum nga një shtet në shtetin tjetër. Duke riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës që qytetarët me dyshtetësi të realizojnë të drejtën e votës. Duke përsëritur përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë. Në mbështetje të nenit 65 të Kushtetuës, në mbledhjen e seancës miraton këtë rezolutë si më poshtë”, thuhet në fillim të Rezolutës.

Rezoluta ka disa pika të cilat i ka cekur Kurti:

Kuvendi shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit cenon sovranitetin dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Lexo po ashtu:  Situata në veri të Kosovës heq nga agjenda e takimit të ambasadorëve liberalizimin e vizave

Kuvendi kërkon nga Qeveria që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos lejuar cënimin e integritetit dhe sovranitetit.

Kuvendi synon përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve.

Kuvendi afirmon të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi për ushtrimin e të drejtës së votës.

Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë si dhe përfshirja e strukturave paralele, përbën shkelje të sovranitetit.

Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të Serbisë për të instrumentalizuar serbët e Kosovës.

Kuvendi mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e stabilitetit dhe ligjit.

Kuvendi mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjen e sovranitetit, avancimit të demokracisë dhe agjendës demokratike.

Tutje, Kurti ka thënë se askujt s’po i cenohet e drejta e votës, mirëpo se kjo duhet të bëhet në bazë të rregullativave në fuqi.

“Dua të bëj të qartë se askush askujt s’po i cënon të drejtën e votë. Nisur nga fakti që rolin e ambasadës e ushtron Zyra Ndërlidhëse, votimi mund të bëhet aty. Të gjithë e dijmë se mbledhjen e kutive të votimit e ka bërë OSBE në vitet e kaluara me pëlqimin e institucioneve të Kosovës por me organizim të strukturave paralele. Serbët e Kosovës nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por brenda vendit”, tha Kurti.
Advertisement

Lexo po ashtu:  Misteret e pasurive nënujore të Shqipërisë

“Një praktikë e gabuar e vendosur në vite, nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur. Organizimi jashtë Zyrës është jashtë ligjeve. Votimi në këtë referendum mund të bëhet edhe përmes postës. Për ta bërë të qartë që një qëndrim vetëm i Qeverisë, unë ju ftoj që ta votoni një Rezolutë”, tha tutje kryeministri.

“Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, po kjo nuk do të thotë që ne duhet të shkelim mbi ligjet tona. Nëse dikush nuk na njeh, kjo s’duhet të na lëkund neve për njohjen që duhet t’ia bëjmë vetvetes”, ka thënë kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *