Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot këshilltarë politikë Fëllanza Podrimjen dhe Elvis Hoxhën.

Sipas njoftimit për media nga kryeministria, Podrimja është rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludwig Maximilian të Munihut.

Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin. Njëherësh ajo është njohëse e institucioneve të politikëbërjes në Gjermani e në BE.

Kurse, Elvis Hoxha, është i diplomuar në inxhinierinë kimike, në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në filozofi, në Universitetin Paris-8, në Francë. Ka ligjëruar filozofinë politike dhe estetikën në Universitetin Paris-8 dhe në disa universitete të Tiranës.

Është autor i disa eseve në lidhje me implikimet e politikës, artit dhe historisë me filozofinë, si dhe përkthyes i mbi dhjetë librave nga autorët më të njohur të filozofisë bashkëkohore franceze.

Aktualisht ai është drejtor ekzekutiv i Institutit Politik të Studimeve Humane me qendër në Tiranë.

Lexo po ashtu:  Të gjitha vendimet që mori dje kryeministri Kurti me ministrat e tij i keni në brendësi të artikullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *