Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk beson se do të ketë sanksione nga SHBA-ja ndaj Republikës së Kosovës.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë, kur është pyetur për paralajmërimin e senatorit amerikan David Perdue se nëse Kosova nuk e heq taksën, SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave të tyre.

Përpos kësaj, Kurti tha se njëherë për njëherë nuk mund të implementohet plani i tij për heqjen e tarifës për shkak se ai e do një konsensus brenda qeverisë në mënyrë që kur të votohet ky vendim në Kuvend të marrë mbështetje unanime.

Sa i përket takimit me emisarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron – Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne – Kurti deklaroi se ky ka qenë takim i frytshëm.

Ai po ashtu, për dallim nga presidenti Hashim Thaçi i cili është skeptik, tha se beson se deri në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj në Zagreb, mund të ketë lëvizje për heqjen e vizave për Kosovën.

Lexo po ashtu:  Mbërrin iOS 14 tek modelet iPhone 6S dhe më lart

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *