Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fushatës se çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shteti Serb. Ai ka bërë thirrje Serbisë që të heq dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj fushatës se çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, nga Serbia.

Ai i ka bërë thirrje shtetit serb që të heq dorë nga kjo politikë destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.
“I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se vullnetit tim të mirë për heqjen e pjesshme të tarifës, Serbia po i përgjigjet me politika destruktive.

Lexo po ashtu:  Vetëvendosje e vetme në zgjedhjet e parakohshme, Haki Abazi: Albin Kurti do të kthehet në qeveri

Statusi i plotë i Albin Kurtit:

Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i pergjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.
I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.

Lexo po ashtu:  Ambasada e Malit të Zi kërkon hapjen e kufirit me Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *