Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për dymujorin e puçit të organizuar ndaj Qeverisë së tij. Kurti argumenton se nuk ka ngërç politik në vend dhe se situata zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryeministri Kurti informon se kur duhet të mbahen zgjedhje.

Derisa Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me aktgjykim rreth çështjes së mandatarit për formimin e Qeverisë, Kurti përmend edhe shtetet në Evropë që do të mbajnë zgjedhjet dy muajt e ardhshëm në kohë pandemie, shkruan e pavarura MekuliPress.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht.

Lexo po ashtu:  Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi në MekuliPres - ora 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *