Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se konstituimi i Kuvendit është zvarritur për më shumë se katër muaj për shkak të ankesave nga partitë opozitare në Gjykatën Kushtetuese.-

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai tha se AAK, PDK dhe LDK kanë bërë ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tij, këto parti, përdorën gjykatën për ta bllokuar procesin.

Kurti akuzoi se shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses janë emëruar në kohën e PAN-it dhe kjo ka ndikuar që vendimet të mos merren me kohë.

“Edhe shumë absurde, edhe shumë e dëmshme. Që nga fillimi e deri te zgjedhja e Dimal Bashës kryetar, pra nga katër muaj e gjysmë, prej mesit të prillit deri në fund të gushtit, janë vonesa prej Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë kanë vonuar për ta trajtuar ankesën e AAK-së, pastaj atë të PDK-së dhe LDK-së.

Lexo po ashtu:  Mbretëria e Bashkuar i vendos sanksione Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit

Pra, dy të tretat e kohës na i ka marrë Gjykata Kushtetuese. Opozita orë e çast atje, a e dini pse? Sepse 5 nga 7 gjyqtarë të saj janë zgjedhur në vitin 2018, në kohën e PAN-it dhe Listës Serbe. Ne i fituam 3 herë zgjedhjet, ata mbetën sërish në Gjykatë, thuajse është ende viti 2018”, ka thënë ai

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com