Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës.

LVV njofton se Kurti është mirëpritur nga Sheh Musa Shehu dhe Sheh Gurfan Shehu.

“Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë e cila së bashku me Xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë”, thuhet në njoftimin e bërë nga LVV.

Më tej, LVV thotë se në takim është biseduar për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend.“Në takimin e djeshëm, me Shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit.

Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, theksoi se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona”, vijon njoftimi.

Lexo po ashtu:  Ja cilin shtet kërkon Zelensky që të jetë ndërmjetësues i bisedimeve me Rusinë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *