Gëzim Mekuli

Albin Kurti në intervistën e parë si Kryeministër i Kosovës, në televizionin publik të Kosovës, siguroi se fjala e dhënë publike po mbahet, do të mbahet e do të respektohet.

Kryeministri popullor i shqiptarëve të Ballkanit, e zyrtar i Republikës së Kosovës, na e risolli në publik Flamurin kombëtar kuqezi, flamur që e kishin hedhur, diku pas dere, që të gjithë klasa pushtetare e stërkequr e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës në RTK, me flamur Kuq e zi, e me një gazetar të pafrikësuar. E madhe, kjo!

Kurti, si intelektual, si filozof, si diplomat, e mbi të gjitha si prind e si Bashkues i kombit e i shtetit, dëshmoj, përsëri garantoj, se është bir nëne që ka dalë nga populli, është i popullit e do t’i shërbej këtij populli. Sa e madhërishme, kjo!

Kryeministri shqiptar i Kosovës, tolerant dhe dashnorë deri n’pikë të fundit i kulturave dhe feve të ndryshme, që bashkëjtojnë në Kosovën multikulturore, siguroj se është përbashkues dhe Gjithpërfishirës, jo urrejtës, përjashtues e as përbuzës i tyre. E shumëkërkuar, kjo!

Është intelektuali, Kurti, është Kryeministri i Kosovës që nuk e ndryshoj asnjë presje e asnjë pikë në mendimet dhe në strategjinë e tij në raport me Serbinë armike të shqptarëve e mike të pushtetarëve. E bukur kjo!

Lexo po ashtu:  Zbulimet më të mëdha shkencore në historinë e njerëzimit!

Kryeministri ynë modest i tregoj Serbisë se tani e tutje ke të bësh me një kalibër e një cilesi tjetër shqiptarësh në bisedimet që do të na presin. E pritshme, kjo!

Po, ky është Kryeminsitri ynë, që po i kthen dinjitetin e humbur kombit e shoqnisë. Është ky Albin Kurti, i mbështjellur me frymën e Vëllëzerve Frashëri, Çajupit, Fishtës, Mjedës, Mekulit, Hadrit, Ukshin Hotit, që po i kujton popullit se kush ishe, kush je e kush do të jesh!

Sa shumë të kemi pritë, Albin! Jo si njeri, por si Lëvizje, si Frymë, si Jetë, si Politikë, si Kushtetutë e si Shpëtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *