Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet nesër, më 28 janar, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.

Lexo po ashtu:  Rama reagon ndaj kritikëve në Këshillin e Sigurimit: Rilexoni fjalën time, nuk e keni kuptuar! Nuk akuzova për asgjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *