Kryesindikalisti Fadil Hoxha ka treguar se Inspektorati i Punës ka hedhur poshtë ankesën e drejtuesve të RTK-së, si të pabazuar, shkruan MekuliPress.com

“Sindikata sot ka pranuar vendimin përfundimtarë të Inspektoriatit ku thuhet se drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta në RTK është zgjedhur në mēnyrë të paligjshme.
Pas këtij vendimi të Inspektoriatit, organet drejtuese të RTK-së, Bordi dhe drejtori gjeneral i saj, do të duhej mos ta presin shkarkimin por të japin vetë dorëheqje.

Sindikata me kohë ju kishte kërkuar drejtuesve të RTK-së që ta ndalnin këtë proces për shkak se gjithçka po bëhej në mënyrë të kundërligjshme.

Në konkursin te cilin vete e kishin përpiluar, ku kērkohej shkollimi në menaxhment biznesi ose në drejtimin juridik, ishte kualifikuar personi me histori.
Në konkursin ku kërkoheshin së paku pesë vjet përvoje pune në Medie, ishte kualifikuar dhe pranuar në punë personi me pervojë të kamarierit.”, ka shkruar Hoxha mes tjerash Hoxha në Facebook.

Lexo po ashtu:  "Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë;" - Këshilla gazetarit nga Faik Konica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *