Shqiptarë e Boshnjakë, të gjithë të besimit islam, shfarosen nga trojet e tyre etnike të Bihorit, nga data 5 janar e deri me datën 7 shkurt 1943.

Të motivuar e të nxitur nga planet shoviniste serbe, Neçartania e vitit 1844, projektin e Gjeorgjeviçit i vitit 1908, memorandumi për shpërnguljen e shqiptarëve i vitit 1937 të Çubriloviqit, projekt – raporti për Shqipërinë që parasheh zhdukjen e shqiptarëve i vitit 1939 nga Andriq si dhe plani i zhdukjes së Shqipërisë nga faqja e dheut dhe zhdukjes së kombit shqiptar i vitit 1941 nga Moleviçi, serbët shkaktuan gjenocidin e madh mbi shqiptarët e Bihorit.

Vetëm midis datës së 5 dhe 7 janarit të vitit 1943 nga të dhënat që janë, në Masakrën e Bihorit serbo-malazezët kishin vrarë 590 burra, 185 të therur, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të therrura, 266 të grira; fëmijë – 701 të therrur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275. Diku rreth 250 gra të reja e vajza janë depërtuar në kampet çetniko-drazhiste për t’u dhunuar seksualisht nga ushtarët serbo-malazez. Asnjë nuk shpëtoi, ua humbën edhe varret. Pra, numri përgjithshëm i viktimave është 4.628.

Lexo po ashtu:  149 vjet nga lindja e shqiptarit të parë fitues në Lojërat Olimpike, Spiros Louis

Ndërsa sipas raportit të komandantit famëkeq Drazha Mihajlloviç gjeneral, nga 5 janari deri me datën 7 shkurt 1943, janë masakruar 9200 sanxhaklinjë, prej tyre vetëm 1.200 ishin burra lufte, ndërsa 8.000 të tjerë fëmijë, pleq e gra!

Gjenocidi mbi shqiptarët e Bihorit si zakonisht bekohej nga klerikët sllav dhe mundësia e shpëtimit nga kjo masakër ishte e mundshme vetëm në rast konvertimi në ortodoks dhe largimi nga besimi islam.

Gjenocidi serb dhe shovinzmi nacionalist serb është e keqja historike dhe e vazhdueshme që bie mbi popullin shqiptar në veçanti dhe mbi Ballkanin në përgjithësi. Abdullah Klinaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *