Histori “gënjeshtare”

Simbologjia e kryqit të thyer (në sanskrinishte svastika) e ka origjinën që në prehistori. Si simbol i ciklit të jetës dhe stinëve gjendet në objekte të Greqisë së lashtë, të qytetërimit indoiranian ashtu si edhe të atij gjermanik.

Në Kinën e lashtë simbolizonte pikat kardinale. Në budizëm, që nga viti shtatëqind e këtej u shndërrua në një talisman, ndërkohë që në jainizëm (një fe indiane) katër anët e kryqit i korrespondojnë jetës së njeriut, asaj të perëndive, asaj të kafshëve dhe të të vdekurve.

Përpara nazizmit, këtë simbol e përdorën në Gjermani lëvizjet që përqafonin ideologjinë nacionaliste gjermanike. Hitleri e mori në vitin 1920 si simbol tëpartisë nacionalsocialiste dhe më pas, duke i shtuar edhe shqiponjën e perandorisë, e shndërroi në simbolin e Rajhut të Tretë.

Lexo po ashtu:  Komunizmi nuk e ka origjinën nga Marksi. Ai zhvilloi ide që kishin ekzistuar për shekuj me radhë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *